Një histori dashurie që zgjati plot tetë vite është kurorëzuar me martesë në një nga bregdetet më romantike të Italisë – Amalfi.
Aktorja dhe modelja nga Gjakova, Kleofina Pnishi, i ka dhënë fund beqarisë me futbollistin e njohur të Interit dhe kampionin e botës me Francën, Benjamin Pavard.
Çifti është njohur përmes miqve të përbashkët dhe me kalimin e kohës, lidhja e tyre është forcuar deri në këtë hap të rëndësishëm. Dasma është mbajtur në një ambient intim, në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.
“Për martesën tonë donim që çdo gjë të ishte personale, emocionale dhe të pasqyronte në mënyrë autentike udhëtimin tonë së bashku. Një event intim, por spektakolar, i organizuar nga organizatorja e dasmave, Silvia Bettini. Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo”, ka treguar Kleofina për mediat.