Ky është 73-vjeçari që ndërroi jetë 11 ditë pas aksident në Drenas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2025, 15:14

Ka ndërruar jetë një 73-vjeçar, i cili ishte lënduar rëndë më 14 korrik 2025, si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Baicë të Drenasit.

Bëhet fjalë për Rrustem Vilakun, i cili po drejtonte veturën e tij të tipit Renault Megane me ngjyrë të gjelbër, kur kishte humbur kontrollin dhe kishte pësuar aksident të rëndë.

I ndjeri ishte në repartin intensiv të QKUK-së për 11 ditë pas aksidentit, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 26.07.2025 në ora 17:00 në lagjen Vilaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit