Ky është viktima që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2025, 23:27

Personi që u godit nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Llazarevë, është Liman Shyti, punonjës civil në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që aktualisht janë nën hetim, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale të drejtuesit të mjetit.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 18:30 dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, rreth 53-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit