“Doja të shkoja te varri i mamasë, Veledini më mashtroi për dokumentat”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.07.2025, 20:39

Një shqiptare që jeton në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi nga një shtetas shqiptar në internet, i prezantuar si Veledin Bufi.

Shqiptarja e cila jeton pa letra në Greqi, po mundohej të merrte dokumentat për të ardhur në Shqipëri, pasi nëna i ka ndërruar jetë 5 vite më parë, dhe ajo nuk ka pasur mundësi as që t’i vizitojë varrin.

Në përpjekje për të bërë dokumentat, zonjës i doli në TikTok si sugjerim faqja “Leje Qëndrimi në Greqi”.

Pikërisht këtu nisi dhe biseda paraprake për dokumentat: “Fola në TikTok me të se s’kam letra. I qava hall se s’kam takuar mamin tim që më ka vdekur. Kam 5 vjet që s’kam qenë të varri i saj. Por ai më gënjeu.”

Më pas zonja ka folur në WhatsApp, ku Veledini i premtoi se do ta ndihmonte duke i dërguar si garanci foton me të dhënat e pasaportës. Pikërisht këtu zonja ra preh e mashtrimit, dhe i dërggoi atij 2 mijë euro.

Më tha do të të ndihmoj të bësh letrat. Bëri be fëmijët, më dërgoi këtë pasaportë dhe unë e besova më shumë. I dërgova 2 mijë euro, por mi mori dhe nuk mi rregulloi letrat,” shton zonja.

Ajo tregon se kjo ngjarje e ka futur në konflikt me bashkëshortin, i cili i thotë se “ti ishe ajo që e gjete Veledinin dhe paguajte eurot, prandaj gjej dokumentat.”

Qytetarja kërkon që ky rast të bëhet publik në mënyrë që qytetarët e tjerë të mos bien preh e një mashtrimi të tillë, ndërkohë që autoritetet duhet ta hetojnë këtë rast, dhe të vendosin mashtruesin para përgjegjësisë penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit