Lagjja Arbëria qe 3 ditë pa ujë, KRU Prishtina pa datë se kur rikthehet furnizimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2025, 18:55

Një pjesë e lagjes Arbëria në Prishtinë po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që nga mbrëmja e së mërkurës.

Banorët e kësaj lagjeje kanë raportuar se furnizimi me ujë është ndërprerë pothuajse plotësisht tash e sa ditë.

“Arsye është shpenzimi enorm, ka rënë niveli i rezeruareve. Po shpresojmë që sonte përmisohet diçka”, tha Mjeku. Paraprakisht, ky institucion ka lëshuar një njoftim në rrjetet sociale, derisa bënë thirrje për kursim të ujit të pijës.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar konsumatorë!

KRU ‘Prishtina’ është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale në burimet Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.

Konsumi i ujit, përfshirë edhe keqpërdorimet alarmante, ka arritur në pikën e kuqe.

Lusim qytetarët që jetojnë në zonat e ulëta që ta shpenzojnë ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, pasi ai nuk po arrin fare në pikat e larta.”

Tutje, kompania theksoi se kontrolli dhe ndëshkimi i keqpërdoruesve të ujit është intensifikuar si asnjëherë më parë.

Banorët e Arbërisë shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë, ndërkohë që kërkohet solidaritet qytetar për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit