Dy orë pas publikimit në JOQ, vajza në Tiranë merr ndihmën që i nevoitej

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.07.2025, 18:19

Vetëm dy orë pas publikimit nga JOQ Albania të rastit të një vajze që bënte sjellje të çuditshme në afërsi të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, autoritetet kanë reaguar dhe vajza është rehabilituar.

Policia dhe ambulanca i erdhën në ndihmë vajzës e cila po shoqërohet për trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

E reja kishte dy ditë që qëndronte në rrugë, mes temperaturave të larta dhe pa një strehë të sigurt. Qytetarët e kanë ndihmuar herë pas here duke i dhënë ujë dhe ushqime, ndërsa sipas tyre ajo nuk ishte agresive por i falënderonte për ndihmën.

Pas publikimit të rastit nga ana jonë, vajza tashmë po merr kujdesin e duhur. Një problem më pak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit