Kristiola Rama, vajza e madhe e familjes Rama nga fshati Frashër i Fierit, ka treguar për publikun mënyrën se si mësoi lajmin e mbytjes së babait të saj Anesti Rama, nga nëna dhe motra e saj Valbona dhe Ermalinda Rama të cilat tashmë janë prangosura.
Pasi kreu ceremoninë mortore të babait, Kristola tha se erdhi nga Italia pasi mësoi ngjarjen.
Fillimisht motra e saj e telefonoi për t’i thënë se babai ishte rrëzuar në banjo, ndërkohë në një moment të dytë
“Nga ora 10 më ka marrë motra në telefon që babi kishte rënë në banjo. I thashë o motra çfarë po thua? Fika telefonin dhe i mora pas 5 minutash. Më tha mami: Ik se po merremi me babin, po e vishnin. Pastaj mora kunatën time dhe i thashë të vinte e të shikonte çfarë kishte ndodhur. E pyeta mamin: Mami babi është gjallë? Jo më tha ka vdekur,” tregon vajza e tronditur nga ngjarja.
Ajo shton se nëna dhe babai i saj punonin të dy, dhe vetë Kristiola nuk ishte në dijeni të konflikteve në familje.
“Çdo gjë ishte shumë mirë. Unë i merrja 10 herë në ditë në telefon. Edhe mami edhe babi punonin,” thotë ajo.
Sipas hetimeve paraprake, motra e Kristiolës, Ermalinda, ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar se shkak i aktit ekstrem ishte dhuna fizike dhe psikologjike që ajo kishte përjetuar gjatë viteve nga babai i saj. Ajo e akuzon atë për trajtim të keq dhe për kontroll të plotë mbi jetën e saj, duke mos i dhënë mundësi të jetojë normalisht.
Pas vrasjes, Ermalinda dhe nëna e saj, Valbona Rama, tentuan të inskenonin ngjarjen si një vdekje natyrale, por pas hetimeve të policisë, dyshohet se Valbona ka ndihmuar në manipulimin e provave dhe bashkëpunim në krim.