Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në këto momente fshatrat Palavli dhe Kopaçezë në rrethin e Delvinës.
Banorët e traumatizuar në një telefonatë për JOQ Albania konfirmuan se situata është alarmante, dhe ndërhyrja është diçka emergjente që duhet bërë sa më parë.
“Të dy fshatrat rrezikojnë të digjen me gjithë banesa. Banorët po largohen të traumatizuar nuk po dimë ku të shkojmë. Po na digjet çdo gjë. Morëm në telefon zjarrfikësen dhe ata na thanë kaq mundësi kemi. Vetëm një makinë erdhi dhe ajo iku. Ju lutemi ju lutemi bëni një njoftim sepse situata është shumë alarmante,” tha një banore që po largohej nga zona.
Ministria e Mbrojtjes duhet të marrë masa për të shpëtuar shtëpitë dhe pronat e këtyre banorëve.