Sistemi e-Albania në kolaps, qytetarët dhe ekonomistët të bllokuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.07.2025, 15:24

Prej disa ditësh, sistemi elektronik e-Albania, i domosdoshëm për dorëzimin e bilanceve në QKB, nuk funksionon, duke krijuar një kaos të vërtetë për ekonomistët dhe bizneset në të gjithë vendin. Pavarësisht rëndësisë së këtij shërbimi në fund të korrikut, institucionet përgjegjëse nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje apo njoftim zyrtar për ndërprerjen.

Denoncimi 1

Pershendetje! Kemi 2 dit qe duam te depozitojm bilancet ne QKB dhe nuk punon sistemi e-albania. Jam nje ekonomist. Eshte i përgjithshëm problemi me sa di. Ende nuk punon sapo e provova përsëri. Kemi shume bilance. Bejeni publike ju lutem se keshtu as qe e vrasin mendjen ata. Ne kurrizin tone bien problemet pastaj.

Ndërkohë, qytetarët ankohen edhe për bllokimin e shërbimeve në njësitë administrative, duke denoncuar vonesa dhe neglizhencë totale nga administrata lokale. Një grua shtatzënë denoncoi Njësinë Bashkiake nr. 4 në Tiranë, e cila, sipas saj, e ka sorollatur për ditë të tëra për dokumente bazë si shpallja e martesës dhe saktësimi i vendbanimit.

Denoncimi 2

Pershendetje dua te denoncoj njesin bashkiake nr 4. Nuk na ndihmojn per asnje dokument edhe pse vet kryeministri dha deklarate qe mund te drejtoheshim prane njesive. Une konkretisht dua te saktesoj vendbanimin, te bej dhe shpalljen e marteses dhe perdit me nxjerrin nganje justifikim. Jam shtatzane dhe po bredh perdite rrugeve ne mes te vapes. Dje spunontr portali, sot nuk punon zyra e urbanistikes. Kerkoj ndihm nga ju ta bejm te madhe qe te ndergjegjsohen se na plasen na hengren shpirtin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit