“Shoferi në Dhërmi ishte super tapë: Shoku i tij njeh policët, menduan se do shpëtonin mirë ”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.07.2025, 13:36

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Dhërmiut, ku një fëmijë 9-vjeçar humbi jetën dhe një 20-vjeçar u dërgua me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të rinjtë ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Martin Konici, një person në gjendje të dehur.

Sipas burimeve jozyrtare dhe denoncimeve të bëra në redaksinë tonë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe ishte lënë i lirë të qarkullonte për shkak të lidhjeve që shoku i tij pasagjer ka me figura të njohura lokale dhe policinë.

Sipas burimeve, pasagjeri Enjo Abazaj, shmang lehtësisht kontrollet nga policia pasi ka lidhje familjare me funksionarë të nivelit të lartë në Vlorë dhe për këtë arsye po udhëtonte me 36-vjeçarin në gjendje të dehur.

Mjeti ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në lëvizje me shpejtësi shumë të lartë, kur ka ndodhur përplasja fatale.

Ndërkohë, viktima 9-vjeçare, sipas informacioneve të para, është nga Lezha. Ai ishte vetëm babain në Vlorë në momentin e aksidentit, ndërsa mamaja ndodhej në qytetin e origjinës. Fëmija ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë 20-vjeçari Enjo Abazaj, është dërguar në gjendje kritike drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Mesazhi i qytetarit:

Përshendetje joq, Në lidhje me aksidentin dje ne dhërmi,shoferi ishte shum keq ne timon shumë tap,por fëmija 9 vjec dhe 20 vjecari shoku jon enjo abazaj hipën me atë dhe me mëndjen se enjua njeh policet dhe si thon gjë dhe po ta ndalojnë. un e njoh personalisht enjon,por për sa kohë duhet të vazhdojë policia e vlorës të mari lekë nga shofëret të cilët kapen ne shkelje.

Policia e vlorës dhe sa do vazhdojë të mari lekë me kë i ndajnë ata të rugores dhe rendit,? Me drejtorin ? Me shefin e komisariatit? Apo me ndonjë shef rugores?

Shoferi ishte tap keq fare. Djali 9 vjecar ishte pasagjer mbrapa,dhe dyshohet se atyre u ka zën rugën nje makinë,por nuk e dim , Dhe shoferin kan tentuar ka patur përplasje për ta rahur dhe goditur,nuk e di ca u bë më vonë

Enjon e cuan spital direkt për tiranë,pasi than që në vlorë ska kushte. 9 vjecari me duket esht nga lezha,nuk eshte i vlores pasi te spitali na than që prindërit e 9 vjecarit vetëm babain ka në vlorë. Dmth ne dhërmi ndërsa mamaja i ri lezhë,

Kur vajtem te spitali vlores,na than që 9 vjecari nga lezha ka vdekur, 9 vjrcari kishte vdekur në vënd nuk kishte asnjë lloj shprese,pasi makina qe me shpejtësi skëterë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit