36-vjeçari që mbeti i plagosur në “Dragodan” po trajtohet në Abdominale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2025, 13:32

Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dragodan” të Prishtinës një person u plagos si pasojë e të shtënave me armë.

I dyshuari, E,H., 23-vjeçar është prangosur nga Policia e Kosovës, derisa viktima B.H, 36 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, jep detaje rreth gjendjes së të plagosurit.

“Është trajtuar në Qendrën Emergjente, e më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Gjendjen e ka stabile”, tha Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit