Prej dy ditësh një vajzë e re është parë në afërsi të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, duke bërë veprime të pakontrolluara.
Sjelljet e saj kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët bëjnë apel për ndihmë. Vajza ndodhet në Rrugën e Barikadave, dhe sipas qytetarëve ka dy ditë që qëndron në zonë edhe për të fjetur gjumë.
“Pershendetje Joq, ju lutem ndihmoni kete vajzen nuk është agresive por vuan nga semundjet e shendetit mendor. Është tek rruga e Barikadave tek Shkolla Sami Frasheri ka 2 dite qe qendron ketu ha pi fle. Nese i jep per te ngrene ose uje, te falenderon nuk esht agresive, po ju lutem ndihmojeni. Shpesh ajo qan nen ze dhe e ze gjumi ne pllaka,” shkruan denoncuesi.
Duket se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale, prandaj thirrja në këtë rast shkon për institucionet rehabilituese, që t’i gjenden pranë kësaj të reje në këto ditë me temperatura ekstreme.