Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.07.2025, 13:48
Prej më shumë se 12 vitesh, banorët e fshatrave Kashar, Kus dhe Mazrek, në periferi të Tiranës, jetojnë pa një linjë funksionale autobusi drejt kryeqytetit. Edhe pse ekziston tabela “Kashar – Tiranë”, në realitet linja nuk funksionon fare.
Sipas qytetarit, një person që ka blerë licencën e kësaj linje e përdor atë me furgonë privatë që mbulojnë vetëm një pjesë të rrugës nga lagjja “Sorra” deri te “Citypark” pa orare të përcaktuara dhe në mënyrë të pakontrolluar.
Si pasojë, qindra banorë janë të detyruar të ecin çdo ditë rreth 45 minuta në këmbë deri te stacioni i autobusit të Vorës, për të arritur më pas në Tiranë. Banorët kërkojnë që Bashkia Tiranë dhe institucionet përkatëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi të madh që prek komunitetin e tre fshatrave.
Denoncimi:
Pershendetje joq! Jam nje banor i kasharit.kemi nje problem te madh per transportin. Kemi mbi 12 vjet qe nuk kemi nne linje autobuzash per Tirane edhe pse jemi fshat shume afer tiranes. Nje person qe ka blere licencen e kesaj linje e perdor me furgona dhe ben veten cerekun e rruges (lagjia sorra deri te citypark). Ju lutem publikojeni sepse keni kaq vite qe ecim mbi 45 minuta ne kemb per te ardh deri te autobuzi i vores per te ardh pastaj ne Tirane. Ja tabela kashar tirane por ne realitet esht kashar citypark dhe pa orare. Ju lutem kini parasysh kte ankesen se jan 3 fshatera kashar kus dhe mazrek qe e vuajn kte problem.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR