Biznesi bllokon hyrjen e pallatit në Shkodër, banori: Pronari i lidhur me politikën dhe Gjykatën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.07.2025, 10:58

Një ndërtim pa leje në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, rruga Rrojej, në qytetin e Shkodrës, vijon të qëndrojë në këmbë prej shumë vitesh, duke zaptuar hapësirën publike dhe duke bllokuar hyrjen e pallatit me nr. 1071. Bëhet fjalë për një furrë buke që është zgjeruar në mënyrë të paligjshme në katin përdhes të godinës, duke e kthyer hyrjen e banesës sipas qytetarit në një “vrimë miu” të padukshme. Banorët kanë bërë ankesa të shumta ndër vite në Bashki, IMT, IKMT, dhe deri te kryeministrat e kohës, por ndërtimi nuk është shembur asnjëherë për shkak të lidhjeve të forta politike dhe gjyqësore të pronarit.

Edhe pse subjekti është dënuar dy herë nga gjykata për ndërtim pa leje dhe i është dërguar urdhër për prishje, vendimi nuk është zbatuar asnjëherë. Më herët është tentuar një prishje formale ku u shembën vetëm disa tulla, por më pas ndërtimi u rikthye si më parë. Aktualisht flitet se objekti është në proces legalizimi, duke ngritur dyshime për ndërhyrje dhe korrupsion institucional. Banorët pyesin me të drejtë: “Pas gjithë këtyre vitesh, kush e mbron këtë ndërtim të paligjshëm dhe grabitjen e hapësirës publike?”

Denoncimi:

Pershendetje.... doja te beja nje ankese per nje ndertim pa leje qe eshte bere me vite por asnjehere nuk ka gjetir zgjidhje per prishjen e saj per shkak te lidhjeve te forta. Meqe jemi ne vazhden e ndertimve pa leje dhe prishjen e tyre ne qarkun Shkoder. Ne qytetin e Shkodres ne bulevardin Mehmet Pashë Plaku, rruga Rrojej, vijon aktivitetin nje furre buke e cila ka zaptuar hapesiren publike te apartamentit me nr. 1071 duke u zgjeruar ne anesore te katit te parë të apartamentit qe e ka blere kohe me pare. Ndertimi pa leje i cili është në kundërshtim me ligjin pasi hapesira publike e apartamentit është zënë dhe hyrja për në apartament është bërë si vrimë miu ku nuk shihet fare.

Shtesa është bërë para shume viteve ne kohen e qeverisjes se bashkise nga PD dhe nuk eshte rrezuar asnjehere per shkak te lidhjeve te forta pasi pronari eshte edhe militant i PD. Gjate viteve ku asnjë nga instancat e larta të shtetit nga kryeministri i kohes S.Berisha e me pas KM. E.Rama, IMT, IKMT, zyres se urbanistikes dhe Bashkisë (te faktuara me kerkesa dhe letra zyrtare) nuk ka mundur që ta shembë edhe pse jane bërë ankesa të vazhduara në drejtim te tij tek institucionet të cilat janë të deshmuara me letra neper arkivat e tyre. Para disa viteve u zotuan ta prishin shtesën por me justifikimin që skishin mjetet e nevojshme (nderhyrje nga te pushtetshmit) te drejtorit te IMT Shkoder te asaj kohe, e nderprene duke shembur vetëm disa tulla në një anësore të shtesës.

Pronari i saj pas disa ditësh e rregulloi dhe ajo u kthye përsëri sic ishte. Aktualisht flitet se eshte ne proces legalizimi por sic behen gjithmone gjerat ne Shqiperi do te legalizohet kundrejte rryshfetit si gjithmone. Pronari i objektit me perpara ka pasur lidhje ne gjykaten e Shkodres ku djali i xhaxhait te tij ka qene kryetar gjykate aktualisht i shkarkuar nga vetingu. Gjithashtu pronari ka qene i denuar dy here nga gjykata per ndertim pa leje dhe rindertim si dhe i ka ardhur letra per prishje por asnjehere nuk eshte realizuar. Lind pyetja??? Personi me perpara ka pasur lidhje te forta ne politike e gjykate por tani a mund te dihet se kush e mban e e mbeshtet qe te mos prishet edhe pse gjithmone ka pasur kundershtimin e banoreve te prekur per grabitjen e prones publike?? Faleminderit nese e publikoni. Bashkelidhur edhe foto te objektit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit