Në një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë, pranë liqenit të Komanit – qytetarët thonë se hyrja drejt pyllit dhe bregut të liqenit është bllokuar nga një person privat, i cili po kërkon 2 euro për person dhe 5 euro për makinë për të kaluar.
Sipas tyre ky person ka vendosur tarifa për të gjithë ata që duan të zbresin drejt bregut të liqenit apo të qëndrojnë në pyllin përreth.
Në mes të pyllit, pranë rrugës që të çon drejt bregut është vendosur edhe një tabelë me çmimet përkatëse dhe një numër kontakti.
Zona në fjalë është një destinacion i njohur për pushuesit vendas dhe të huaj, por bllokimi i hyrjes ka ngritur shqetësime për uzurpim të hapësirave publike dhe shfrytëzim pa të drejtë të pasurive natyrore, në një kohë kur autoritetet në zona të tjera të vendit ndërhyjnë për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Qytetarët kërkojnë verifikimin e këtij problemi si dhe marrjen e masave nëse rezulton se po shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme një hapësirë natyrore që u përket të gjithëve.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Ne Koman e kane bllokuuad hyrjen dhe e kane bere me pagese. Nderkoh qe ne vende tjera shembin ndertime gjoja pa leje ktu zaptojn komplet ujin e pyllin e nuk i ben pershtypje kujt
Per tu fut brenda ne pyll 2 euro per person
Ky vend. Eshte ne koman. Per tu fut brenda 2 euro per person makina 5 euro. Rruga per tu ul tek uji per te bere plazh Nje Qytetar Ka lene dhe nr e telefonit aty
