E premte përvëluese, ky është parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2025, 09:11

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C.

Këto masa pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së sotme, sidomos të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 43 apo 44°C, duke thyer rekordin absolut të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë,njofton meteokosova. Deri tani, ky rekord mbahet nga vlera prej 42.0°C, e regjistruar më 24 korrik 2007 në Prizren, ndërsa më herët, po ashtu në Prizren, ishte regjistruar 40.8°C më 25 korrik 1987.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit