Hashim Thaçi: Detyrat para atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2025, 09:07

Në një intervistë ultra ekskluzive në “Rubikon”, ish-presidenti Hashim Thaçi mbrëmë foli nga Haga përmes hekurave.

Thaçi foli për jetën që do ta bëjë pas lirimit.

Derisa tha se nuk i mungon aktiviteti politik, me sarkazëm tha se “ndoshta as unë politikës”, por që paralajmëroi se nuk e paraqet garuesin e as rrezikun politik për askënd.

“Nuk më mungon aktiviteti politik, ndoshta as unë politikës. Megjithëse politika si zanat është shumë e mirë. Edhe pse sot paguaj çmim politik, mua më pëlqen dhe e dua. U përkulem gjithmonë qytetarëve të Kosovës për besimin që më dhanë për mbi dy dekada. Nuk paraqes garuesin e as rrezikun politik për askënd. Por, shërbimi publik është jeta ime”, tha Thaçi.

Ndërkaq, Thaçi tha se rikthimi në familje për të është i pasfidueshëm, ndërsa për sa u përket gjërave të tjera, tregoi se do ta bëjë angazhimin që buron nga pasioni i tij.

Ai shtoi se detyrat pra atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës.

“Do bëj atë që më do zemra. Jeta politike nuk paraqet preokupim dhe nuk më mungon. Jam i tejpërmbushur; kam qenë lider studentor, luftëtar lirie, shef opozite për vite, disa herë kryeministër, zv.kryeministër, ministër i Jashtëm dhe president. Detyrat para atdheut nuk kryhen deri në frymën e fundit të jetës”, tha Thaçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit