Aksidenti tragjik në Dhërmi! Ndërron jetë fëmija 9-vjeçar, shoferi në gjendje të dehur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.07.2025, 08:04

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 24 korrik 2025, rreth orës 23:10, në aksin Palasë–Dhërmi, ku një automjet tip Benz me targë AA 318 IF, i drejtuar nga shtetasi Martin Konici, 36 vjeç, banues në Librazhd, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje një fëmijë 9-vjeçar, Enea Prenga, ndërsa është plagosur rëndë një tjetër pasagjer, Enjo Abazaj, 20 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shoferi është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Trafikut në DVP Vlorë, pasi testimi me aparatin Dräger konfirmoi se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai do të përballet me akuzën “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, sipas Kodit Penal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit