Djemtë përleshen në mes të shëtitores me shkopinj dhe baleta druri, “llahtarisen” turistët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2025, 01:40

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në shëtitoren e Sarandës, duke krijuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania, shihen disa të rinj duke u përleshur mes tyre me sende të forta si shkopinj dhe baleta druri. Skena të dhunës ndodhën në mes të shetitores, pranë kalimtarëve që u gjendën të trembur përballë situatës së papritur dhe kaotike.

Zënka mes dy grupeve duket se ka degjeneruar shpejt në dhunë fizike, ndërsa nuk dihet ende shkaku apo nëse ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ngjallur shqetësim për sigurinë publike, sidomos në një qytet turistik si Saranda, ku çdo incident i tillë ndikon drejtpërdrejt në imazhin e zonës gjatë sezonit veror.

Autoritetet lokale ende nuk kanë reaguar mbi këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit