Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Dhërmi, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dyshohet se një fëmijë rreth 7 vjeç mund të ketë humbur jetën, megjithatë lajmi nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Dëshmitarët shprehen se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje.
Në pritje të ndihmës mjekësore, kanë qenë dy turiste të huaja ato që kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës, duke u përpjekur të bëjnë ç’është e mundur për ta mbajtur në jetë.
Një nga dëshmitarët ka dërguar edhe pamje në redaksinë tonë, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë dhe turistet duke ndihmuar fëmijën e vogël, së bashku me disa qytetarë të tjerë.
Deri në këto momente nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia apo autoritetet shëndetësore lidhur me gjendjen e të miturit dhe shkaqet e aksidentit.