Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të afërmi të tij me të cilin kanë humbur kontaktet.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin nga Bulqiza, Besnik Murgu, i cili rezulton i zhdukur që prej mëngjesit të ditës së djeshme.
Besniku jeton në një fshat të zonës së Gollobordës, në komunën Ostren i Madh. Sipas familjarëve, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, flet me veten, por nuk është person i dhunshëm.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë në numrin: 0685528740.
Çdo ndihmë apo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.