Rrallë herë ndodh që një investim i bërë në Tiranë të mos ketë nevojë për riparime ose dorë të dytë e të tretë, pasi gjithmonë harrohet një gjë mangët, si e si për të hapur procedura të reja tenderimi për rikonstruktione e ndërhyrje shtesë. Në fund ata që vuajnë janë qytetarët e thjeshtë!
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell në vëmendje situatën me rrugën që të çon në rezidencën "Kodra e Diellit", një nga zonat më të shtrenjta për të blerë prona në kryeqytet. Sipas denoncimit, rruga ishte shtruar vetëm 6 muaj më parë, por është hapur sërish për punime shtesë dhe është lënë në gjendje të mjerueshme.
Edhe pse punimet janë përfunduar, prerja e asfaltit nuk është rikonstruktuar, duke shkaktuar ndotje dhe pluhur të dendur në ajër, çka e bën jetesën të vështirë për banorët e zonës.
“Peshendetje JOQ! Kjo esht rruga Kodra e Diellit eshte shtruar para gjash muajesh dhe e kan hapaur prap dhe e kan len ne kete gjendje. Nuk jetojm dot ne shtepi nga pluhuri qe behet. Po mundet postojeni,” shkruan qytetari.
Kjo situatë kërkon reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, të cilat siç ndodh shpesh, pritet të shpenzojnë sërish fondet publike për riparimin e një pune që duhej bërë siç duhet që në fillim, duke rënduar edhe më shumë mbi xhepat e qytetarëve.