U mbyt teksa po lahej me shokun, gjendet trupi i 15-vjeçarit te Laguna e Patokut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.07.2025, 20:12

Disa orë pas raportimit të ngjarjes tragjike për mbytjen e një 15-vjeçarit në Lagunën e Patokut në Kurbin, polumbarët e forcave RENEA kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të tij.

Ai u nxor nga uji disa çaste më parë dhe tashmë është dërguar në morgun e spitalit të Laçit, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

15-vjeçari bashkë me shokun e tij 16-vjeç i cili tashmë është në spital nën kujdesin e mjekëve, rreth orës 15:00 kishin hyrë në lagunë për t’u larë në zonën që lidhet me detin. Rrjedha e ujit i ka marrë adoleshentët, ku fatkeqësisht vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtonte.

Hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit