“Falë jush na e hapën rrugën, shumë faleminderit që na ndihmuat”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.07.2025, 19:37

Disa ditë më parë banorët e një pallati në afërsi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, iu drejtuan redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë absurde e cila kishte më shumë se dy vite që zvarritej.

Një automjet pa goma i ngritur mbi katër kambalecë, qëndronte i parkuar përpara hyrjes së pallatit të tyre prej kohësh, duke u bërë një pengesë për të gjithë komunitetit. Pavarësisht se banorët kanë bërë shumë ankesa, asnjë prej institucioneve nuk kishte reaguar, qoftë për t’i vendosur një gjobë për parkim të gabuar.

Por pasi rasti u bë publik nga ana jonë, duket se institucionet janë zgjuar për të bërë punën e tyre.

Ju falenderojme shume per postimin, mos te ishte per ju nuk do hiqej as per 5 vite. Respekte,” shkruan qytetari që denoncoi rastin.

Një hapësirë e lirë më shumë, një problem i zgjidhur bashkarisht. Faleminderit për besimin.

Si ishte:

Si është:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit