‘Nuk më jepte para të argëtohesha’, 26-vjeçarja tregon pse e vrau babain: Ai më dhunonte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.07.2025, 18:31

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me krimin makabër të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Emalinda Rama, vrau babain e saj duke e mbytur me tel dhe më pas njoftoi policinë duke inskenuar një vdekje natyrale bashkë me nënën e saj Valbona Rama.

Pasi është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje për disa orë, 26-vjeçarja është dorëzuar dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke thënë se e vrau babain e saj Anesti Rama 56-vjeç duke e mbytur me tel.

Sipas dëshmisë që vajza ka dhënë, ajo ka treguar se babai e trajtonte shumë keq duke e dhunuar, madje duke mos e lejuar që të dilte e të argëtohej ose të vishej si shoqet e saj. Kur i kërkonte para, vajza tregon se ai nuk i jepte. Këto veprime të përsëritura por edhe debatet e shumta në familje, e kanë bërë Emalindën që të ndjejë presion, dhe duke qenë se nuk e duronte më të atin, ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.

Mbrëmjen e djeshme ajo bashkë me nënën e saj Valbona Rama, bashkëshortja e Anestit, e mbytën këtë të fundit me tel. Pasi e pastruan trupin e tij, njoftuan policinë sikur i ndjeri kishte ndryar jetën për shkaqe aksidentale.

Nëna e 26-vjeçares po vijon të merret në pyetje, për të zbuluar rolin e saj në këtë krim të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit