Një qytetar që ishte duke udhëtuar me makinë në autostradën Tiranë-Elbasan ka qëndruar për të bërë një pushim pranë një xhepi në anë të rrugës.
Ai tregon me pamje se si e gjithë zona është kthyer në një vend për depozitimin e mbeturinave. Atje nuk ka asnjë kosh për të hedhur plehrat, dhe pushues të ndryshëm që kanë zgjedhur për të ndaluar, i kanë hedhur në tokë duke ndotur mjedisin.
“Ndalova për të ngrënë dy byrekë, dhe shikoni si është zona këtu katastrofë! Edhe fajli i njerëzve por edhe faji i bashkisë që nuk ka vendosur kosha,” thotë ai në denoncimin e tij.
Sa mund t’i kushtojë bashkisë një kosh për ta vendosur të ky xhep i autostradës?