Banorët e pallatit “Jeshil” në Tiranën e Re kanë ngritur shqetësimin për një zhurmë të vazhdueshme dhe të padurueshme që vjen nga njësitë e kompresorëve të sistemit të kondicionimit të LC Waikiki, të cilat dyshohet të jenë kondicionerë industrialë ose agregatë. Sipas një denoncimi të bërë nga një banor i zonës, kjo zhurmë ka shkatërruar qetësinë dhe jetesën normale të njerëzve që banojnë aty, duke përfshirë edhe prindërit e tij të moshuar, të cilët nuk mund të flenë natën për shkak të zhurmës. Ata kanë theksuar se dritaret nuk mund të hapen për shkak të zhurmës së fortë, dhe ajo depërton brenda edhe kur janë të mbyllura, duke u bërë një problem konstant për banorët.
Denoncimi:
Përshëndetje! Po ndaj një shqetësim të thellë që ka prekur prinderit e mi te moshuar dhe shumë banorë te tjere tek pallati jeshil prapa subjektit LC Waikiki ne Tiranen e Re. Prej vitesh, një zhurmë konstante dhe e padurueshme që vjen nga aparaturat teknike të këtij dyqani (ndoshta kondicionerë industrialë ose agregatë) ka shkatërruar qetësinë dhe jetesën normale të njerëzve që banojnë aty. Aty jetojnë prindërit e mi, të moshuar, të cilët nuk munden të flenë natën prej zhurmës së pandërprerë që dëgjohet sikur është motor avioni. Dritaret nuk hapen dot, dhe edhe kur janë të mbyllura, zhurma futet brenda dite e nate. Është e turpshme dhe e papranueshme që një biznes që operon në zemër të një zone të banuar të lejohet të funksionojë me aparatura që tejkalojnë çdo kufi të arsyeshëm të zhurmës, pa u shqetësuar për askënd rreth vetes. A ekzistojnë institucionet që matin nivelin e zhurmës? A funksionon ndonjë inspektorat që të vendosë gjoba? Apo qytetarët thjesht duhet të mësohen me këtë stres të përditshëm që po dëmton shëndetin mendor dhe fizik të tyre? Te lutem publikojeni! Faleminderit shume!
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të matur nivelin e zhurmës dhe për të marrë masa ndaj biznesit që shkakton këtë shqetësim në një zonë të banuar. Ata janë të shqetësuar se nuk po ndërmerren hapa konkretë për të ndalur këtë problem, i cili ka ndikim të dëmshëm si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor të banorëve, duke i detyruar ata të jetojnë me një stres të përditshëm. Ata kërkojnë që autoritetet të ushtrojnë kontroll dhe të vendosin masa për ndalimin e këtij shqetësimi që po dëmton cilësinë e jetesës së qytetarëve.