Banori në Durrës denoncon ndërtimin pa leje në pallat, si dhe komshiun e katiti të tretë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 14:35

Një banor i një pallati në Durrës ka ngritur shqetësimin për një ndërtim pa leje që është kryer në hapësirën publike përpara godinës që prej vitit 2021. Sipas denoncimit të tij, pronari i një lokali në katin e parë ka ndërtuar një strukturë metalike prej 4×5 metrash, duke zënë hapësirën e përbashkët të pallatit. Pavarësisht denoncimeve të shumta në institucionet përgjegjëse, banorit i është thënë se objekti është "në proces legalizimi", ndërsa çështja ndodhet në gjyq që prej vitit 2021, pa një vendim përfundimtar për shkak të shtyrjeve të përsëritura të seancave. Banori shprehet se ndërtimi ka arritur deri në lartësinë e dritares së dhomës së gjumit në katin e dytë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tij. Taraca e ndërtuar është e mbushur me mbeturina, duke përhapur erë të keqe dhe pamundësuar ajrosjen e banesës. Qytetari denoncues kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur këtë shkelje të hapur të ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat e banorëve të tjerë të pallatit.

Denoncimi 1:

Pershendetje! Ne kemi dy ankesa. E para ka te beje me nje ndertim pa leje qe eshte bere qe ne vitin 2021. Kemi denancim ne te gjitha instuticionet. Na kan thene qe eshte ne proces legalizimi. Ne e kemi hedhur ne gjygj qe ne vitin 2021 dhe gjygji nuk I ka dhen fund duke i shtyre seancat mbaj pasmuajsh. Ai ndertim eshte bere ne hapsire publike te pallati. Kati i pare te pallati ai e ka bere locale bar kafe. Ne kete rast ai e ka lidh duke bere nje ndertim me konstruksion metalik ne hapsiren publike 4×5m. Plus qe ka hapur dhe muret mbajtes te parlati nga lindja dhe prendimi. Pronari i localit e ka ngritur dhe ne lartesi qe ka ardhur afer dritares se dhomes gjumit qe jemi ne katin e dyte te pallatit. Taraca e ndertimit qe ka bere eshte mbushu me mbeturina. Nuk hapet dritarja nga era e keqe.

Si ka qenë:

Si është:

Po ashtu, banori ka denoncuar edhe problemet me lagështirën në banesën e tij, e cila vjen nga katin e tretë të pallatit. Pavarësisht ankesave të shumta, komshiu nuk lejon inspektimin, duke bërë të pamundur gjetjen e burimit të lagështirës. I shqetësuar nga mungesa e reagimit nga institucionet, ai kërkon ndërhyrje urgjente për të zgjidhur këto probleme që po ndikojnë në kushte të jetesës.

Denoncimi 2:

Ankesa e dyte eshte. Komshiu i Katia te trete tek banja ime kam lageshfi tavani. Nuk lejon usati me e pa se nga vjen lageshtija. Nuk e hap deren Jena dy pleq nga 75 vjec dhe nuk na marrin parasysh as Edhe nje ankes qe bëjmë. Keto jan pamje te Mara nga drotarja e dhomës. Ju lutemi na ndimoni mbrenda mundesive

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit