Çfarë i ka ndodhur? Qytetari shtrihet në mes të rrugës, nuk lëviz as reagon

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 13:27

Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja dhe pa reaguar ndaj thirrjeve të të pranishmëve.

Sipas dëshmitarëve, disa kalimtarë u përpoqën ta ndihmonin dhe ta lëviznin, por ai nuk reagonte dhe nuk jepte as shenja jete, as komunikim. Ende nuk dihet nëse personi është plagosur, ka pësuar ndonjë gjendje shëndetësore të rëndë apo ndodhet në rrezik jete.

“Pershendetje. Nje person i shtrire ne toke. Vajten e levizen nuk reagonte. Ne Tirane nga tregu elektrik, te kompleks Grande. Nuk dimë nëse eshte plagosur apo çfarë, as nuk lëviz, as nuk jep as nuk merr”, shkruhet në mesazh.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet emergjente për të sqaruar rrethanat dhe gjendjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit