Shatërvani në Librazhd i pa pastruar prej kohësh, rrezik për shëndetin e fëmijëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 13:01

Një denoncim ka mbërritur nga një qytetar i Librazhdit. Ai shkruan për JOQ se prej muajsh, për të mos thënë prej vitesh, shatërvanët në qytetin e Librazhdit janë lënë pas dore dhe nuk janë pastruar. Pavarësisht gjendjes së papërshtatshme të ujit dhe mungesës së mirëmbajtjes, fëmijët vazhdojnë të luajnë dhe të lagen aty çdo ditë, pa qenë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellë për shëndetin.

Denoncim:

Pershendetje joq! Si jeni? Ne qytetin e Librazhdit, shatervanet kane me muaj per te mos thene me vite qe nuk lahen. Femijet lozin me njeri tjetrin duke u lagur duke mos kuptuar rrezikun qe mund te shfaqet.

Banorët e shqetësuar i bëjnë thirrje autoriteteve vendore të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shatërvanëve, për të garantuar sigurinë dhe higjienën në hapësirat publike të qytetit. Kjo situatë kërkon vëmendje urgjente për të parandaluar pasoja të mundshme për komunitetin, sidomos për më të vegjlit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit