Pushuesi shtanget nga çmimet në jug: 6 mijë lekë brioshi te resorti i Lul Morinës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2025, 12:42

Një qytetar i cili po kalon pushimet në jug të vendit, kafen e mëngjesit e ka konsumuar ditën e djeshme në resortin “Morina Palace” në Dhërmi, por çmimi i faturës e ka surprizuar.

Ai ka treguar se për mëngjes ka marrë vetëm dy brioshë me shije pistaku dhe çmimi i secilit ka qenë 600 lekë të reja, në total 12 mijë lekë.

Qytetari thotë se kjo eshtë një vjedhje e hapur pasi nuk eshtë normale që një briosh te kushtojë 600 lekë.

Kujtojmë se Juljan Morina ose siç njihet ndryshe Lul Morina, eshtë një emër i njohur ne botën e turizmit në vend dhe pronar i disa kompanive të ndërtimit.

Emri i Lul Morinës doli në vitin 2019 gjatë historisë së pazakonte të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, te dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes nje skeme më kredite bankare në Indi e njohur si "Kutia e Pandorës".

Biznesmeni Lul Morina ka ndërtuar resortin "Drymades Dream" në ortakëri me dy vëllezërit indianë. Përpos kompanisë "DRYMADES DREAM", Morina eshte pronar i disa kompanive te tjera ndërtimi si 'Rinia 04', kompania e ndërtimit Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i një kompanie, themeluar në vitin 2022, me objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit