Babai abuzoi me vajzën e tij për 15 vite, lindën një fëmijë 3-vjeçar: Marrëdhënia ishte konsensuale!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 11:58

Një rast abuzimi seksual prej disa vitësh është zbuluar në ishullin grek, Rodos. ndërsa autor i këtij akti të rëndë është vetë babai i vajzës. AKti ka ndodhur për 15 vite që kur vajza ishte 16 vjeç. Sipas mediave greke nga ky akt i rëndë vajza ka mbetur shtatëzënë dhe ka një fëmijë 3-vjeçar më babin e saj.

Autori e ka pranuar se ka patur një marrëdhënie intime me vajzën e tij teksa ka theksuar se kjo ka ndodhur për një muaj dhe gjithçka ishte bërë më konsensus mes tyre. Sipas tij pasi e kuptuan që ishte gabim e kanë ndërprerë këtë marrëdhënie.

Në dëshminë e saj, në prani të një psikologu, gruaja përshkroi me një ndershmëri zemërthyes vitet që kaloi e bllokuar në terror. Përdhunimi filloi kur ajo ishte 16 vjeç dhe zgjati deri katër vjet më parë, kur mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Çdo gjë ndodhi brenda shtëpisë familjare, pas perdeve që nuk e linin dritën e shoqërisë dhe të drejtësisë të kalonte. Pas një test ADN-je për një nga fëmijët e saj rezultati tregoi se gjyshi është babai i saj. Autoritetet kanë nisur një hetim për përdhunim i përsëritur, incest, abuzim ndaj të miturit dhe dhunë në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit