U gjet pa ndjenja në dhomën e paraburgimit, ndërron jetë në QSUT Besnik Koçiu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 11:20

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në ambientet e Urgjencës së QSUT-së i paraburgosuri Besnik Koçiu, 51 vjeç, i cili vuante masën e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”. Rreth orës 07:00, personeli infermieror i burgut u njoftua se Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij dhe menjëherë u organizua transportimi drejt spitalit.

I paraburgosuri ka mbërritur në QSUT në orën 07:12, ku është marrë në trajtim nga mjekët e urgjencës. Megjithë përpjekjet për reanimacion, rreth orës 08:00 është konstatuar zyrtarisht ndarja nga jeta. Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

51-vjeçari ndodhej në paraburgim që prej datës 16 korrik 2025, i transferuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë në IEVP “Jordan Misja” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”. Bëhet me dije se ai kishte deklaruar probleme shëndetësore të njohura, përfshirë Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një episod ishemik (AVC) të kaluar rreth gjashtë muaj më parë.

Drejtoria e Burgjeve thotë se pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”. Ai ishte arrestuar më 13 korrik për plagosjen me armë zjarri të një 34-vjeçari në një lokal në Valias.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit