Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyre mban në duar një shkop druri dhe me të godet të moshuarin tjetër.
E gjithë ngjarja ndodh në trotuar para një pallati, por motivi i sherrit dhe të sharave mes të moshuarve mbetet e paqartë.
Një qytetar që ndodhet aty pranë tenton t’i ndajë, ndërkohë që i moshuari me shkopin e drurit vazhdon të shajë dhe ofendojë qytetarin.