Prej më shumë se një viti, situata tek ura në Astir, në zonën e Unazës së Re, vijon të jetë e njëjtë, një karrotrec dhe automjet të parkuar në mënyrë të paligjshme zënë të dyja korsitë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet dhe këmbësorët. Kjo hapësirë publike, që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, shndërrohet çdo ditë në një pikë bllokimi.

“Përshëndetje! Ka më shumë se një vit e njëjta situatë tek ura në Astir, unaza e re, karrotreci dhe makina anash, cdo ditë i parkon aty, bllokon të dyja korsitë dhe është e pamundur të kalosh. Kalon policia dhe nuk i bën asgjë, as rendi, as rrugorja, as bashkiakja. Edhe kjo hapesirë publike është”, shkruan denoncuesi.

Pavarësisht pranisë së përditshme të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore dhe inspektorëve të Bashkisë, nuk merret asnjë masë për të zgjidhur këtë problem të përsëritur. Mungesa e ndërhyrjes dhe tolerimi i një situate që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes ngre pikëpyetje mbi angazhimin e institucioneve për respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.