Një muaj paraburgim dy kosovarëve në Split, dyshohen për dhunimin e një 28-vjeçareje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2025, 11:24

Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve me origjinë nga Kosova, të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar kroat.

Tre miqtë dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, mes orës 5:00 dhe 7:30, e kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

“Viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, e cila ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime penale”, ka njoftuar policia kroate. Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për një vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale.

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit