Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur një grup turistësh shqiptarë janë përfshirë në një sherr fizik me disa individë që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë.
Gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta. Ngjarja ka shkaktuar panik mes pushuesve, pasi Lumi i Shalës është një nga destinacionet më të frekuentuara verore. Nga dhuna me sende të forta, kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj. Nuk dihen ende motivet e sherrit, pasi nuk ka një reagim nga policia për ngjarjen.