Makina përplaset kokë më kokë me ambulancën, plagoset pacienti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2025, 09:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit.

Një makinë është përplasur kokë më kokë me një ambulancë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pacienti që ambulanca po transportonte.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe një ambulancë tjetër e cila po bën transportimin e pacientit drejt spitalit.

Për momentin gjendja shëndetësore e pacientit dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit