Plazhi “Rinia” në Durrës mbulohet nga mbeturinat, bashkia asnjë reagim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 09:16

Një situatë shqetësuese është krijuar në plazhin publik në sektorin “Rinia”, ku pushuesit përballen çdo ditë me pamje të papërshtatshme dhe erë të rëndë për shkak të grumbullimit të mbeturinave. Zona, që duhet të jetë një hapësirë e pastër për qytetarët dhe turistët, është kthyer në një vend depozitimi mbetjesh, duke dëmtuar rëndë imazhin e qytetit në kulmin e sezonit turistik.

Qytetarët denoncojnë neglizhencën e Bashkisë Durrës dhe kryebashkiakes Emiriana Sako, e cila nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e plazhit dhe mirëmbajtjen e tij. Pavarësisht ankesave dhe shqetësimeve të përsëritura, institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të heshtin, duke lënë mjedisin në mëshirë të papërgjegjshmërisë. Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente për të kthyer sektorin “Rinia” në një plazh të denjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit