Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete, dy të lënduar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.07.2025, 08:29

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Dy automjete janë përplasur, ku drejtuesit janë identifikuar si shtetasi M. X dhe shtetasja N. Z.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit