Shpërthim me tritol në Tiranë, lënda plasëse në garazhin e 39-vjeçarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2025, 08:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Peti”, Tiranë pasi një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara pranë vendit të ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën në vendngjarje. Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit