Makina përplaset me trailerin me targa serbe në Lezhë, një viktimë dhe katër të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.07.2025, 23:49

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Piraj, ku një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe më pas ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një grua e moshuar që ndodhej si pasagjere në veturë ka humbur jetën në vend. Katër persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë, si dhe drejtuesi i makinës, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar i trailerit serb, çka çoi në përplasjen fatale.

Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit