Ky është iPhone 8, njihuni me karakteristikat dhe çmimin e tij

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06.03.2017, 21:41

iPhone 8 do të ketë ekranin më të madh në krahasim me çdo telefon të prodhuar ndonjëherë nga kompania Apple. Ky smartphone do të jetë disa inch më i madhe madje edhe se iPhone 7 Plus.

Ekrani OLED i telefonit të ri do të shtrihet në të gjithë 5.8 inch-et e ekranit. Kjo krahasohet me 5.5 inch-et e iPhone 7 Plus.

iPhone 8 do t’ju kursejë vend me heqjen e kasave që i japin formë ekranit në pjesën e përparme të telefonit, duke lejuar ekranin të marrë një hapësirë më më të madhe. Kjo do të bëjë që ekrani të ketë një formë të lakuar për të kursyer akoma edhe më shumë hapësirë.

Telefoni mund të shfaqë një të veçantë në fund të tij të quajtur "zonë funksioni", duke lejuar përdorim të lehtë të karakteristikave të caktuara, hapësirë shtesë për fotot dhe do imitojë MacBook Pro përsa i përket "Touch Bar-it".

Ky smartphone do të ofrojë dhe një gamë karakteristikash të tjera, si skanimi 3D që do të jetë në gjendje të skanojë fytyrat e njerëzve.

Telefoni që do të kushtojë më shumë se 1000 dollarë pritet që të dalë në treg me festën e 10 vjetorit të kompanisë iPhone.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit