Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Bëhet fjalë për Egzonën, një vajzë e re shqiptare e Kosovës, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të afërmve, ajo vuan nga një ngushtim i rrallë në ezofag, që e ka lënë të paaftë për t'u ushqyer.
“Urgjente! Egzona nga Kosova nuk po ushqehet më. Një ngushtim i rrallë në ezofag po ja merr jetën! 🤲 Ndihmoje të jetojë! Çdo ndihmë është shpëtim!” – thuhet në apelin që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Kushdo që ka dëshirë, është i lutur të kontribuojë me aq sa ka mundësi. Jeta e saj është në rrezik dhe çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën.
Egzonës i duhet një ndërhyrje e specializuar jashtë vendit, e cila është shpresa e vetme për t’i shpëtuar jetën. Le të bëhemi bashkë për t’i dhënë asaj një shans për të jetuar.