Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 16:19

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka bërë një deklaratë publike ku paralajmëron se “ka ardhur koha për një parti të re” në Kosovë.

Ai ka theksuar nevojën për një subjekt politik me përgjegjësi të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, me respekt për veteranët, akademikët, mësimdhënësit, mjekët dhe mediat e pavarura.

Sipas Tahirit, rinia po largohet nga vendi për shkak të mungesës së përkujdesjes institucionale dhe punësimit, ndërsa politika aktuale po dështon të dëgjojë zërin e qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje për një klasë të re politike që betohet në Kushtetutë, në Zot dhe në miqësinë me SHBA-të.

Tahiri përfundon me fjalët se “Kosova është para nesh dhe vlen më shumë se ne”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit