‘Bashkia nuk bën parkime, përditë paguaj 6 mijë lekë gjobë’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.07.2025, 17:09

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Varrosh.

Ai thotë se është banor i lagjes, dhe çdo ditë përballet me gjoba për parkim të gabuar nga ana e Policisë Bashkiake. Pavarësisht se banorët kanë kërkuar disa herë hapësira parkimi, denoncuesi thotë se bashkia nuk i merr parasysh këto kërkesa. Për pasojë, e gjithë kostoja e kësaj bie në kurriz të qytetarëve që duhet të paguajnë gjoba.

Gjirokastër lagjja Varrosh ku banoj unë personalisht nuk ka parkime. Gjobat na janë kthyer në kosto jetese dhe bashkia nuk përgjigjet për ankesat tona. Bashkia është mësuar të korrë lekë. Si nga parkimi andej po edhe me gjoba këtej. Unë jam i detyruar ta le makinën këtu dhe të paguaj 6 mijë lekë gjobë çdo ditë, kur unë për 20 mijë lekë punoj gjithë ditën 12 orë”, thotë qytetari.

Kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz për shumë banorët të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike. Krijimi i vendeve të posaçme të parkimit për banorët rezidentë, mund të jetë një mënyrë për ta lehtësuar jetën komunitetit dhe për t’i çliruar nga gjobat zhvatëse të përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit