Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë rreth orës 13:30 në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po hynte në det. Viktima është identifikuar si shtetasi P. Q., banues në Kamëz, Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur papritur dhe trupi i të ndjerit është nxjerrë menjëherë nga uji, por ai kishte ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.