Punonjësit e karrotrecit tërheqin zvarrë kamionin e aksidentuar në tunel

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.07.2025, 15:46

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kritikuar mënyrën se si punonjësit e “Karrotrec Luli” kanë vepruar për të larguar mjetin e aksidentuar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se videoja mund të jetë publikuar me nota humori, nga shumë qytetarë ky veprim është cilësuar diçka e papranueshme.

"Po të ishte në një vend të Europës, do t’ia kishin hedhur licencën në det," shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shton: "Shiko çfarë dëmi i bëjnë asfaltit Karrotrec Luli."

Si e gjykoni ju këtë situatë? A është ky një veprim i pranueshëm në kushte normale pune dhe sigurie?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit