Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në rrugën rurale që lidh Peshkopinë me fshatin Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh Hajri Çera dhe Arta Çera.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në një kthesë të fortë, ku drejtuesi i mjetit, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin.
Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë dhe po bëhen përgatitjet për transportimin e saj me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, bashkëshorti ka marrë lëndime më të lehta dhe po merr trajtim në spitalin rajonal të Peshkopisë.