Banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak kanë marrë situatën në duart e tyre, duke kontribuar nga xhepi për të shtruar rrugën që lidh dy zonat, pasi bashkia Elbasan ka zgjedhur t’i injorojë krejtësisht. Në mungesë totale të investimeve, ata kanë bashkuar forcat dhe mjetet për të siguruar një infrastrukturë minimale që institucionet e kanë braktisur prej dekadash.

Pavarësisht se për 20 vite kanë votuar me shumicë për të njëjtën parti, shpërblimi që kanë marrë është heshtja dhe papërgjegjshmëria. Bashkia Elbasan me kryetar Gledian Llatja, vazhdon të mbledhë taksat rregullisht nga këto komunitete, por nuk kthen asnjë shërbim në këmbim.

Bashkia, një institucion që duhet të shërbejë qytetarët, është shndërruar në një strukturë që kujtohet për fshatrat vetëm në kohë fushatash, ndërsa në përditshmëri nuk do t’ia dijë për nevojat bazë të njerëzve.
Denoncimi:
Mirëmbrëma joq! Dua t'a bëni këtë postim me patjetër por anonim qe mos duket emri im. Fshati Pajun, Papër-sollak, kontribojnë banorët e dy fshatrave për te shtruar rrugën. Ndërkohe që partia komuniste na ka lene në harresë. Kanë 20 vite qe marrin votat 100%, bashkia nuk reagon fare as nuk do me ja dite. Faleminderit!
